Zalgiris barazon ndaj Ballkanit në rastin e tyre të parë në ndeshje

Zalgiris ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”.

Goli për mysafirët erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes, ku Oliver Buff realizoi me kokë, shkruan Gazeta Olle.

Ishte ky rasti i parë për lituanezët në këtë takim, dhe shfrytëzohet për mrekulli për të barazhuar gjithçka.

Në 25 minuta të zhvilluara, skuadra e Ilir Dajë ka qenë bindshëm më e mirë në fushë. /Gazeta Olle/

Ballkani e fillon aventurën në Ligën e Kampionëve me gol spektakolar ndaj Zalgiris

Ballkani dominon ndaj Zalgirisit, por pjesa e parë mbyllet me barazim