Zabërgja: Te Llapi shkaku i tifozëve

Enis Zabërgja arriti marrëveshje një-vjeçare me Llapin, pas largimit nga Hajvalia javë më parë.

Sulmuesi i mirënjohur rikthehet në Podujevë, pas më shumë se një viti, që prej se u nda me Hysin shkaku i shuarjes së klubit.

Ai thotë se pikërisht tifozët llapjan, ishin arsyeja që e shtynë të rikthehet në Podujevë.

“Llapin e zgjodha sepse mi plotësuan kushte. Është ekip me traditë në futbollin e Kosovës dhe jam rikthyer në një ambient, ku kam qenë edhe më herët. Jam shumë i lumtur që do të luajë përsëri para tifozëve llapjan, aty ku nuk më ka munguar asnjëherë përkrahja e tyre, prandaj edhe kam arritur marrëveshje me shumë dëshirë”, deklaroi Zabërgja për GazetaOlle.com.

Ai ka arritur marrëveshje 1-vjeçare.

“Tifozët llapjan më njohin shumë mirë, gjatë kohës sa kam qenë tek Hysi, prandaj iu premtoj se do të jap maksimumin në çdo ndeshje”, shtoi ai. (Gazeta Olle)