Zabërgja kapet me Bajramin dhe prishet me Hajvalinë

‘Trazirat’ te Hajvalia s’kanë fund. Pas dorëheqjes së Ismet Munishit, një tjetër problem brenda skuadrës e ka goditur klubin prishtinas, me sulmuesin Enis Zabërgja që është kapur keq me trajnerin Emin Bajrami.

Siç mëson gazeta, konfrontimi ka ndodhur në stërvitjen e së martës dhe një gjë e tillë ka mjaftuar që palët t’i ndajnë rrugët një muaj para skadimit të kontratës.

“Po, kam pasur mosmarrëveshje me trajnerin dhe nuk jam duke shkuar më fare në stërvitje. Kam kontratë me këtë kub deri në qershor dhe pasi që të më skadojë, do të largohem sepse këtu shumë gjëra nuk janë në rregull”, deklaroi Zabërgja për GazetaOlle.com.

Ai shënoi një gol fantastik në “Shahin Haxhiislami” kundër Besës, por që ishte i pamjaftueshëm që Hajvalia të marrë një rezultat pozitiv, pasi që ‘arushat’ u mposhtën 2:1.