Ilir Daja e ka këndellur Dinamon e Tiranës prej se ka marrë drejtimin e këtij klubi.
Është ndeshja e pestë e Dajës në krye të skuadrës shqiptare dhe tani ka marrë tre fitore dhe ka vetëm dy barazime.
Dinamo ka mposhtur Laçin me rezultat 2-1 duke marrë edhe lidershipin në kampionatin shqiptar.
Për më tepër nën urdhrat e Dajës ka filluar shkëlqimin edhe sulmuesi vushtrrias Baton Zabërgja.
Ish-anëtari i Gjilanit ka shënuar edhe golin e tretë nën urdhrat e Dajës duke konfirmuar formën e shkëlqyer. /Gazeta Olle/