Zabërgja: Gjilani klub me vlera të mëdha

Transferimi i dytë në epokën e Zekirija Ramadanit te Gjilani, është sulmuesi Baton Zabërgja i cili pritet të jetë ndihmesë e madhe e skifterëve së paku në dy vitet e ardhshme.

21 vjeçari i cili ka nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, tregon synimet e mëdha që ka me klubin gjilanas.

“Ndjehem i privilegjuar që kam arritur marrëveshje me Gjilanin, një klub me shumë seriozitet dhe shumë vlera, do të jap gjithçka nga vetja ime për këto ngjyra dhe për t’i arritur objektivat që ka vendosur klubi” shtoi fillimisht sulmuesi vushtrrias për faqen zyrtare të klubit.

Zabërgja, i cili u transferua nga Drenica, ka një premtim për tifozët e zjarrtë të Gjilanit.

“Tifozëve të zjarrtë “Skifterave” i’u premtoj angazhim maksimal dhe urojmë që së bashku të jemi në çdo sfidë, Evropa po na pret, kemi punë për të bërë, më pas do të vjen radha edhe për Superligën”.

Gazeta OLLE kishte raportuar ditë më parë për një marrëveshje të përfunduar në mes të dy palëve, ndërsa Gjilani sot ka prezantuar edhe sulmuesin Mevlan Zeka. /Gazeta Olle/

 

Fatjon Jusufi dy vite bashkë me Struga Trim Lum

Gjithçka gati për Tournament Prishtina, sot zhvillohen dhjetë ndeshje