Zabërgja flet për Gazeta Olle: Kryesia e klubit na premtoi këtë gjë pasi të përfundon koronavirusi

Skuadra e Arbërisë së Lipjanit pak ditë më parë ka njoftuar se futbollistët e tyre do të marrin vetëm 50 për qind të pagës si shkak i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Olle ka kontaktuar futbollistin e njohur të kësaj skuadre Dior Zabërgja.

Ky i fundit, deklaroi se zvogëlimi i pagës është bërë në bashkëpunim me futbollistë, duke ditur krizën aktuale në vend.

“Kryesia e klubit na ka treguar për vështirësitë që i kanë gjatë kësaj kohe, për shkak se bizneset e tyre nuk janë duke funksionuar edhe e kishin mjaft të vështirë t’i siguronin rrogat, duke siguruar vetëm gjysmën e tyre”, tha fillimisht Zabërgja.

“Ata na kanë premtuar se në momentin që gjërat do të kthehen në normalitet do të na kompensojnë edhe këtë përqindje që na kanë mbetur”, tha tutje Zabërgja.

“Natyrisht ne si futbollist i kemi mirëkuptuar duke shpresu që të kthehen gjërat sa më parë në normalitet”, përfundoj Zabërgja.

Ky i fundit, është transferuar te Arbëria në janar të këtij viti nga Vushtrria.

Kurse, skuadra nga Lipjani është në pozitën e dytë në tabelë të Ligës së Parë, ku po marshon drejt elitës së futbollit kosovar./V.I – Gazeta Olle