Zabërgja: Fitore me meritë, më duket sikur kam vite te Gjilani

Baton Zabërgja ishte ndër më të mirë në radhët e Gjilanit në sfidën me Liepajan, edhe pse nuk ka shumë kohë në skuadër.

Në intervistën pas ndeshjes, 21-vjeçari tha se ndihet sikur luan prej vitesh në skuadrën e Gjilanit.

“Është emocion i veçantë, sepse ishte ndeshja ime e parë në Conference League. Patëm paraqitje fantastike, e morëm me meritë fitoren. Trajnerin e falënderoj për besimin, shpresoj t’ia shpërblej. Që nga dita e parë jam ndier sikur kam shumë vite të Gjilani, mikpritja ishte fantastike.

Mendoj se në pjesën e dytë po mundoheshim të mos bënim gabime. Shpresoj në rezultat pozitiv edhe në takimin e kthimit.” /ss/

Ramadani: Fitore e vështirë, gabimet e gjyqtarit nervozuan ekipin tonë

UEFA i beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të Grupit G në Champions League 2022/23