KB Ylli ka mbetur pa njërin prej basketbollistëve kryesor vendor.
Tashmë, nga skuadra është larguar Altin Morina, njofton Ylli në llogarinë e tyre në Facebook, përcjellë Gazeta Olle.
Ylli ka kritikuar basketbollistin për arsyen e largimit, që sipas lojtarit ishte familjare.
Më poshtë postimi i therandasve:
Altin Morina largohet nga Golden Eagle Ylli per arsye “familjare”.
Klubi yne e njofton Altinin qe njehrit kjo ishte mundesia e fundit qe ne si klub i dham atij per te veshur fanelen tone.Ne i urojme zgjidhje te problemeve “familjare” e personale.
Ne si klub asesi nuk jemi per pengimin e lojtareve per te luajtur basketboll mirepo kerkojme qe lojtaret te tregohen te sinqert.
Ne i urojme Altinit rikthim sa me te shpejt ne parkete duke shpresu qe ta gezoj kontraten e re.
Sonte prezentimi i super rikthimit ne vendlindje! shhhtt!