Ylli shkatërron Bashkimin, shkëlqejnë Wilbekin dhe Zekiqi

Golden Eagle Ylli ka shtuar edhe një fitore në rekordin sezonal të skuadrës.

Suharekasit dominuan në shtëpi dhe me plotë meritë fituan ndaj Bashkimit, raporton Gazeta Olle.

Rezultati final i ndeshjes ishte: Ylli 96-73 Bashkimi.

Mitchell Wilbekin ishte fenomenal duke realizuar 25 pikë dhe dhuruar 6 asistime, teksa hiq keq nuk e la as Samir Zekiqi me 23 pikë dhe 7 rikuperime.
Tek prizrenasit mirë luajti vetëm Endrit Hysenagolli që regjistroi dyshifrorë të dyfishtë monstruoz prej 24 pikë dhe 15 rikuperime, por pa mundur dot ta shmangte humbjen e skuadrës së tij./GazetaOlle/