Ylli rikthen në radhët e veta amerikanin Morant

Ylli ka bërë një tjetër përforcim për pjesën tjetër të sezonit në elitën e basketbollit vendor.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka rikthyer në radhët e veta qendrën amerikane Demetris Morant.

Basketbollisti amerikan ishte pjesë e suharekasve edhe në edicionin 2020/21, kur kishte arritur të shpallej kampion i Kosovës.

Ka qenë klubi suharekas që ka konfirmuar arritjen e Morant në skuadër.

“Demetris Morant rikthehet tek kampioni. Mirë se vjen përsëri Morant”, ka shkruar faqja zyrtare e Yllit.  /Gazeta Olle/

De Jong: Gjyqtari ndihmoi Argjentinën shkaku i Messit

Van Gaal është larguar, Holanda gjen menjëherë zëvendësuesin e tij