Ylli nuk lëshon pikë

Golden Eagel Ylli, ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në ETC Superligën e basketbollit të Kosovës, pasi në shtëpi ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 96:81

Suharekasit kanë shfrytëzuar në maksimum humbjen e Trepçës për tu afruar edhe më shumë ‘play-offit’, i cili është objektivi kryesor këtë edicion për Yllin.

Dy periudhat e parë ishin të dominuar nga suharekasit të cilët në pushim shkuan me rezultat 45:32.

Edhe në dy periudhat e fundit ishin gjakovarët të cilët arritën të riktheheshin duke ngushtuar rezultatin në 74:73, kur kishin mbetur edhe katër minuta pa përfunduar ndeshja.

Por vendasit arritën të riktheheshin sërsish duke mos lëshuar fitoren nga dora për të shënuar në fund fitore me rezultat 96:81.

ylli

 

vellaznimi