Ylli një hap afër ‘play-offit’

Golden Eagel Ylli, ka shënuar fitore tejet të rëndësishme si mysafire e Kastriotit me rezultat 91:78

Suharekasit kanë shfrytëzuar në maksimum humbjen e Trepçës për t’u afruar edhe më shumë fazës së ‘play-offit’.  Basketbollistët e Yllit, ishin më të mirë gjatë gjithë takimit duke arritur në fund t’i gëzohen kësaj fitoreje shumë të rëndësishme

Ndërsa nga ana tjetër Kastriotit më këtë humbje ka bërë një hap prapa drejt synimit kryesor mbijetesës në ETC Superligën e Kosovës në basketboll.