Ylli në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli u kualifikua në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, pasi shënoi fitore ndaj Teutës së Durrësit me rezultat 71:89 (16:25, 18:17, 23:24, 14:23).

Skuadra nga Theranda e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi nga fillimi, ku më e larta në çerekun e parë ishte 14:25, derisa kjo pjesë përfundon 16:25. Durrësakët u rikthyen në periudhën e dytë, për të ngushtuar shifrat në 28:29, por më pas Ylli sërish u shkëput në 30:42, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 34:42.

Ylli nuk u ndal as në pjesën e dytë dhe kishte epërsi konstante, derisa në periodën e tretë, më e larta ishte 48:61, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:66. Kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë në 10 minutat e fundit, derisa epërsia më e lartë ishte 59:78, ndërsa në fund triumfoi me shifrat.

Te Teuta u dalluan Tamas Bruce me 14 pikë e 13 kërcime, Tyler Peterson me 16 pikë dhe Cameron Satterëhite me 20 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 27 pikë e shtatë kërcime, Mikaile Tmusiq me 20 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë.

Golden Eagle Ylli në finale përballet me fituesin e ndeshjes Vllaznia-Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 20:30 në Shkodër.

Finalja zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Shkodër.

Klopp me reagim epik pas golit mahnitës të Salah ndaj Watford

Ja si duket tabela në të dy grupet e Ligës së Parë, pas ndeshjeve të xhiros së tetë