Ylli kualifikohet pa problem në gjysmëfinale

 

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 116:57 (21:14, 31:9, 35:19, 29:15), për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Kampionët e Kosovës ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar dhe pa problem.

Therandasit e nisën më mirë ndeshjen, me një epërsi deri në nëntë pikë, 19:10, ndërsa e fituan çerekun e parë 21:14. Liderët e elitës së basketbollit të Kosovës dominuan totalisht, duke e rritur epërsinë edhe më shumë, duke shkuar në pushim me shifrat 52:23.

Ngjashëm vazhduan edhe në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë, madje epërsia shkoi në 45 pikë, 87:42, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë vetëm për formalitet, ku Ylli triumfoi me rezultat 116:57.

Therandasit në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Prizreni 16-Bashkimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

 

Erion Hyseni, talenti i madh nga Kosova që ka filluar shkëlqimin në SHBA

Bushi për Brojën: Po të ishte norvegjez, do të vlente 200 milionë euro