Mbrojtësi i West Hamit, Vladimir Coufal, është përjashtuar nga kombëtarja e Republikës Çeke për shkak të thyerjes së rregullave të ekipit.
31-vjeçari luajti 90 minuta në barazimin e Çekisë me rezultat 1-1 ndaj Polonisë të shtunën, rezultat ky që i ka dhënë një shtysë të madhe shpresave të tyre për kualifikim në Euro 2024.
Por ky rezultat pozitiv është lënë nën hije për shkak të një përleshje që ka ndodhur brenda kampit çek mes Coufal, Jan Kuchta dhe Jakub Brabec.
Federata e Federatës Çeke njoftoi të dielën në mëngjes se treshja ishte larguar nga kombëtarja ‘me efekt të menjëhershëm’ pasi kishte ‘shkelur thelbësisht’ rregullat e saj.
“Tre lojtarë të ekipit kombëtar kanë shkelur rregullat e brendshme të kombëtares mbrëmjen e së shtunës”, thuhet në deklaratën e postuar nga Federata Çeke në platformën X.
Coufal e kishte bërë debutimin me fanellën e kombëtares në vitin 2017, teksa deri më tani numëron 40 paraqitje dhe ka shënuar një gol./Gazeta Olle/