Ylli i Tiranës transferohet në Ukrainë, do të fitojë 180 mijë euro në sezon

Super Sport mëson se Tirana ka arritur marrëveshjen me klubin ukrainas Vorskla Poltava për të transferuar Ennur Totre.

Kampionët e Shqipërisë do të përfitojnë 250 mijë euro, dhe 50 të tjera bonus në bazë të paraqitjes së Totres.

Javën e ardhshme, mesfushori do të udhëtëtojë drejt Ukrainës për të firmosur një kontratë 3-vjeçare. 25-vjeçari pritet që të përfitojë 180 mijl euro në sezon plus bonuse.

Pavarësisht situatës së krijuar në Ukrainë, kampionati do të zhvillohet në qytetet në kufi me Poloninë. Nëse do të ketë problematika atëherë kampionati do të zhvendoset në Poloni.

Vorskla është një herë fituese e Kupës së Ukrainës, ndërsa sezonin e shkuar në 18 ndeshje mori 33 pikë.

Zyrtare: Gleison Bremer prezantohet nga Juventusi, zbulohen detajet e kontratës

Nuhiu flet para duelit me Antwerpin: Kemi përballë një skuadër të fortë që luan futboll të bukur