Genc Hamiti tashmë është lojtar i lirë pas largimit nga Drenica.
28-vjeçari ka një përvojë të madhe në elitën e futbollit kosovar, ku ka luajtur për skuadra të ndryshme si: Prishtina, Hajvalia, Ferizaj dhe së fundmi Drenica.
Me skuadrën drenicase mesfushori në total ka luajtur 69 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar pesë asistime.
Në stinorin vjeshtor, Hamiti ka luajtur në pesë ndeshje me skuadrën nga Skenderaj, duke dhuruar tre asiste.
Hamiti është futbollist i cili mund të luaj si mesfushor i djathtë, por dhe si trekuartist falë aftësive shumë të mira teknike.
Tashmë kanë arritur në drejtim të futbollistit dy oferta serioze nga dy skuadra të Superligës, por futbollisti është i hapur dhe për oferta tjera.