Ylli i Romës drejt Premierligës

Agjenti i Juan Manuel Iturbe paralajmëron Romën se klineti i tij ka disa oferta shumë të mira nga Anglia.

21 vjeçari është paguar 22 milionë euro për të nënshkruar nga Hellas Verona verën e kaluar, duke mposhtur konkurrencën e Juventusit, Milanit dhe Interit.

“Ai është një lojtar i Romës. Iturbe është një kampion i cili kishte një fushatë të vështirë për shkak të lëndimeve. Stafi teknik i Romës nuk e kuptojnë atë dhe nuk e ka besimin e tyre. Ai nuk ka luajtur prej fillimit në shumë ndeshje.

“Ai mund të largohet? Ka disa oferta shumë të mira nga Anglia për të. Kjo varet nga djali dhe klubit që do të vendosin se çfarë ata do të bëjnë në fund të sezonit”.

Iturbe ka shënuar vetëm tre gola në 27 ndeshje për Romën në Serie A, Ligën e Kampionëve, Europa League dhe Coppa Italia.