Ylli i Portugalisë me dëmtim serioz, mund ta humbasë Kupën e Botës

Nuno Mendes ka pësuar dëmtim të rëndë ndaj Uruguait dhe mund të humbasë Kupën e Botës, raporton L’Equipe.

Në seancën e fundit stërvitore të përzgjedhjes portugeze ka munguar edhe Cristiano Ronaldo, pa u vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në ndeshjen e fundit të grupit të Seleçaos.

A do ta shohim sërish Nuno Mendes para përfundimit të Kupës së Botës? I lënduar gjatë fitores së Portugalisë kundër Uruguait të hënën (2-0), Nuno Mendes tashmë është jashtë ndeshjes së tretë të Seleçao.

Por, siç raportohet nga L’Equipe, ai mund të mos jetë i disponueshëm deri në fund të Kupës së Botës.

Përfundon pjesa e parë në dy ndeshjet vendimtare të Grupit D

Australia i bashkohet Francës dhe kualifikohen në fazën e eliminimit direkt në Botërorin ‘Katar 2022’