Ylli i Liverpoolit e do Romën

Agjenti i futbllisti anglez Glen Johnson thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me romakët, por e pranon se do të ishte një vend i mirë për të që ta vazhdojë karrierrën atje.

Kontrata e anglezi skadon në fund të sezonit dhe ai ka qenë i lidhur me një kalim në kryeqytetin italian.

“Ai është padyshim në kërkim të më të mira në këtë moment”, tha agjenti i Johnson, Jonathan Barnett për ‘RomaPress’.

“Ai është duke u kërkuar nga shumë klube. Glen është padyshim duke kërkuar një vend të mirë ku ta vazhdojë karrierën së tij . Kjo është gjëja më e rëndësishme për të. Ai mund të luajë bukur nën një klub të mirë që është sfidue. Kjo është ajo që dëshiron ai të jetë”, pohoi agjenti I lojtarit.

“Unë nuk mund në të vërtetë të them nëse ai është duke menduar për Romën. Nuk kemi pasur asnjë kontakt me romakët. Edhe pse, Roma do të jetë një vend i bukur për të. Ashley Cole absolutisht e adhuron këtë vend, edhe atë e përfaqësoj unë”.