Ylli i Kosovës shënon gol të bukur në Bundesligë që në paraqitjen e tij të dytë (Video)

Blendi Idrizi debutoi në Bundesligë me fanellën e Schalke 04 gjatë javës së kaluar, në ndeshjen ndaj Hertha Berlin. 

Ylli kosovar u ftua edhe në xhiron e 33-të në përballjen ndaj Eintracht Frankfurt, të cilën e fituan me rezultat 4-3, shkruan Gazeta Olle.

Anësori 23 vjeçar arriti të shënojë që në paraqitjen e tij të dytë, duke finalizuar në mënyrë fantastike, pas asistimit të bukur nga Huntelaar.

Kujtojmë që Idrizi ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21, dhe ka pasur tri paraqitje në ndeshjet kualifikuese të Europianit U21. /Gazeta Olle/