Ylli i Kosovës i blen të dashurës orë rolex me vlerë mbi 5000 euro

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, i ka bërë dhuratë një orë Rolex të dashurës së tij kroate. Ora që ka bërë dhuratë Kastrati kushton së paku 5000 euro, raporton Index.hr.

Kastrati është në lidhje me kroaten Anxhela Shimac (24).

Futbollisti i Dinamos së Zagrebit i ka bërë asaj një dhuratë të shtrenjtë, ndërsa kroatja e ka postuar dhuratën në rrjetet sociale.

Modelja kroate dhjetë ditë më parë e kishte futur Kastratin në telashe me klub duke postuar një video të kremtimit të ditëlindjes së tij me shampanjë dhe një DJ.

Po ashtu në atë festë ishin më tepër se dhjetë persona, që ishte në kundërshtim me masat anti-COVID. Pas publikimit të lajmit në media, Anxhela e hoqi videon nga rrjetet sociale.

Dinamo reagoi më pas.

Image