Ylli i Kombëtares së Kosovës nderohet në fshatin e tij

Ylli i ri i Kombëtares së Kosovës Donat Rrudhani, ka përjetuar një nder të madh nga bashkëfshatarët e tij.

Në fshatin Roganë të Kamenicës, afër shtëpisë së familjes Rrudhani, është vendosur një pankartë e Donatit, kjo pas paraqitjes shumë të mirë në fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Në pankartë shkruhet: “Faleminderit që po na bën krenar”.

Kujtojmë se 23-vjeçari debutoi zyrtarish me Kombëtaren A të Kosovës në qershor të këtij viti, në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ai luajti kundër Irlandës së Veriut dhe Greqisë. 

Bad News Eagles do të përballet me ekipin SINNERS në gjysmëfinale të turneut Elisa Invitational

Historia rrëqethëse që fshihet mbrapa tatuazhit të Neymarit dhe Gabriel Jesusit