Ylli i Chelseas humb sfidën ndaj Man Cityt

Thomas Tuchel ka dhënë më të rejat e skuadrës në prag të ndeshjes derbi ndaj Man City që klubi londinez e zhvillon të shtunën nga ora 13:30.

Menaxheri Tuchel ka konfirmuar se Mason Mount dhe Christian Pulisic do të jenë dy lojtarët që do të mungojnë për sfidën ndaj Manchester Cityt.

Tuchel thënë se Pulisic është ende jashtë dhe se Mason Mount mori një dëmtim të vogël kundër Villa duke konfirmuar se të dy do të jenë jashtë me Man Cityn. 

“Ai është shumë i zhgënjyer. Unë nuk e ndjeva atë gjatë ndeshjes sepse ndodhi në pjesën e dytë. Ai luajti me lëndimin dhe përfundoi lojën, ai u ndje mjaft i sigurt për të marrë një penallti të rëndësishme në goditje”, u shpreh Tuchel kur u pyet për Mount. 

Do të kishte qenë e mundur që ai të luante ndoshta nëse loja do të ishte një ditë më vonë. Një dëmtim shumë i vogël. Është një zhgënjim për të dhe ne, pasi ai është një lojtar në të cilin ne  mbështetemi”, theksoi gjermani. 

Sidoqoftë lajm i mirë për Tuchel është rikthimi i portierit Edouard Mendy, pasi lojtari mungoi në dy ndeshjet e fundit shkaku i një lëndimi të vogël.

Florian Marku: Nesër vjen titulli i parë për mua, kam ëndërruar shumë për këtë moment

Prishtina prezanton përforcimin e radhës