Ylli i Ballkanit drejt transferimit në Shqipëri, kërkohet nga Teuta, Tirana dhe Partizani

Rustem Hoxha është rikthyer pas një dëmtimi të rëndë te skuadra e Ballkanit, por e ardhmja e tij mund të jetë sërish në kampionatin shqiptar.

Gjatë ditëve të fundit për qendërmbrojtësin ka pasur interesim nga Teuta, Partizani dhe Tirana.

Për shkak të mungesës së gjatë te Ballkani ai ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Ilir Dajës, por në Superiore do ta prisnin krahëhapur.

Teutës i duhen lojtarë me eksperiencë që e njohin edhe qytetin, ndërsa Partizani duhet të mbushë “gopën” që po lë Eneo Bitri.

Ndërkaq, edhe bardheblutë po e monitorojnë situatën me shtatlartin 31-vjeçar.

Fadil Ademi zbulon katër ofertat, tri nga Superliga

Prishtina barazon me skuadrën bullgare