Ylli i 89-shit, zbulon të ardhmen, flet edhe për mos-ftesën nga Rafet Prekazi

Muharrem Jashari ka qenë një nga lojtarët kryesore të Trepçës 89, këtë edicion.

Mesfushori në një prononcim për Gazeta Olle, ka sqaruar të ardhmen e tij.

“Për oferta nuk dua të flas pasi dua të jem korrekt me kontratën që kam me skuadrën time aktuale, me të cilët kemi bërë një edicion të mirë, por që kemi mundur të kishim pikë më shumë po mos të pësonim disa gola në minutat e fundit”, u shpreh fillimisht Jashari.

Fotografia e Muharrem Jashari

Tutje, 21 vjecari, ka folur edhe për mos ftesë nga selektori i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, për të cilin ka thënë se respekton zgjedhjen e bërë nga ai.

“Unë nuk dua të komentoi diçka më shumë për këtë çështje, sepse ajo është zgjedhje e trajnerit dhe unë dua që Kosovës U-21 t’i dëshirojë vetë suksese”, tha Jashari.

Këtë edicion, mesfushori mitrovicas, ka luajtur në 15 takime duke shënuar tre gola në Ipko Superligën e Kosovës./Gazeta Olle

Fotografia e Muharrem Jashari