Ylli fiton pas vazhdimeve ndaj Trepçës

Në një sfidë me kthesa, Golden Eagle Ylli ka mundur Trepçën në udhëtim me rezultat 68:71 (13:15, 11:19, 17:11, 20:16, 7:10).

Përballja u zhvillua në kuadër të javës së shtatë të Prince Caffe Superligës.

Në çerekun e parë, vendasit e nisën me 4:0, por mysafirët u kthyen shpejt, ndërsa kjo pjesë u karakterizua me pak pikë, si pasojë e gabimeve, duke përfunduar 13:15. ‘Xehetarët’ nuk u këndellën as në periudhën e dytë, madje për dhjetë minuta shënuan 11 pikë, ndërsa Ylli shkoi në epërsi 24:24.

Gjithsesi mitrovicasit ishin më të mirë në periodën e tretë, duke u rikthyer dalëngadalë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 41:45. Vendasit vazhduan me lojë të mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi 52:51, dhe dramë u zhvillua deri në fund të çerekut të katërt kur Henrik Sirko barazoi rezultatin në 61:61, duke e dërguar sfidën në vazhdime, pasi aksioni i fundit nga vendasit ishte i pasuksesshëm. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, ku vendimtar ishte Henrik Sirko dhe Ylli triumfoi 68:71.

Te Trepça u dallua Jordy Tshimanga me nëntë pikë e 21 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 18 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Ylli më i miri ishte Henrik Sirko me 18 pikë e tetë kërcime.

Tani mitrovicasit kanë pesë fitore e dy humbje, ndërsa therandasit tri fitore e katër humbje.

Çfarë rikthimi spektakolar brenda tre minutave, Roma merr fitore ndaj Lecces

Dardanet U19 nesër udhëtojnë në Slloveni për ndeshjet kualifikuese Euro 2024