KB Golden Eagle Ylli ka mposhtur Trepçën në sekondat e fundit të ndeshjes, pas një drame të madhe në Suharekë.
Dallimi ishte vetëm në një pikë, ku therandasit me treshen e realizuar nga Henrik Sirko arritën fitoren e parë në finalen e Play Offs, me rezultat 63-62.
Te kampionët aktual më meritorët për këtë fitore ishin: Graf dhe Sirko me nga 13 pikë.
Ndërsa për Minatorët, qendra Gordon shkëlqeu me 16 pikë, i ndjekur nga lojtari amerikan Purvis, i cili arriti të shënonte 14 pikë.
/Gazeta OLLE/