Ylli e mposht me lehtësi Istogun

Të dielën në Suharekë, në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së basketbollit kosovar, Ylli ka fituar me rezultatin 84:64 ndaj Istogut.

Vendasit e fituan çerekun e parë me rezultat 25:17 dhe më pas rritën epërsinë deri në fund të takimit.

Jalen Nesbitt udhëhoqi Yllin me 23 pikë e 13 kërcime. Jan Palokaj i kishte 14 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Chris Harris shtoi 13 pikë e nëntë kërcime.

Tek Istogu u dallua Tyrese Prince me 16 pikë e 14 kërcime. Desmond Halloway i kishte 17 pikë e tetë kërcime.

Ylli tani është i treti me 26 pikë. Ka dhjetë fitore e gjashtë humbje. Istogu është i fundit me 17 pikë. Ka pësuar humbjen e 15-të, ndërsa e ka vetëm një fitore. /Gazeta Olle/

Cikalleshi kërkon rrogat e pa shlyera, klubi turk e ndëshkon duke e lënë jashtë ekipit

Ndodh edhe kjo: Babai i sulmuesit shqiptar godet me grusht në fytyrë portierin kundërshtar