Yll Kaçaniku ndërron mjedis

Basketbollisti i njohur kosovar, Yll Kaçaniku, mund të kthehet në basketbollin kosovar në edicionin e ardhshëm. Kaçaniku 30-vjeçar ka një dekadë që bën karrierë në Turqi.

Në edicionin e fundit ishte pjesë e Ushak Sportif ku përpos Superligës turke, luajti edhe në ‘Euro Challange’. “Nuk do të vazhdojë me Ushakun. Kam disa oferta dhe pas pranimit të Kosovës në FIBA, do t’i shqyrtojë edhe ofertat që vijnë nga Kosova. Aktualisht nuk kam ndonjë ofertë nga Kosova. Përndryshe, ofertat nga Turqia nuk më mungojnë”, ka thënë sot Yll Kaçaniku për ‘Kohën Ditore’.