Yll Hoxha shënon në fitoren e Flamurtarin, festë e veçantë e tij

Yll Hoxha ka realizuar njërin nga tre golat e Flamurtarit të Vlorës, në fitoren 3:2 ndaj Bylisit në udhëtim.

Mesfushori kosovar realizoi në minutën 70 për rezultatin 3:1, shkruan GazetaOlle.com.

Ylli pas golit festoi në mënyrë të veçantë, në stilin ‘Bebeto’, duke ia kushtuar golin djalit të tij të ardhur në jetë ditë më parë.

Në ndihmë për festën i dolën edhe bashkëlojtarët e tij.

Në dy ndeshjet tjera të luajtura sot, Tirana dhe Vllaznia barazuan 0:0, kurse Kukësi luajti 1:1 në udhëtim me Pukën. /Olle/