Yll Hoxha i larguari i radhës nga SC Gjilani

Yll Hoxha është futbollisti i radhës që është larguar nga SC Gjilani.

Valës së largimeve nga ky klub i është bashkuar edhe mbrojtësi i majtë prishtinas.

Hoxha ka qenë pjesë e Gjilanit në dy edicionet e fundit dhe ishte ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadre.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti do t’i njoftoj të gjithë për të ardhmen e tij.

Njoftimi i plotë nga Yll Hoxha (pa ndërhyrje):

Shokë dhe sportdashës, me anë të këtij postimi dua t’iu lajmëroj se aventurës time si futbollist i SC Gjilanit i ka ardhur fundi.

Ishin dy vite me shumë mund dhe sakrifica të njëpasnjëshme ku arritëm një herë finalen e Kupës së Kosovës dhe luajtëm per dy vite në garat evropiane me fanellën gjilanase.

Afër 80 ndeshje me këtë fanellë, mijëra minuta në fushë nëpër ndeshje zyrtare e trefish aq kohë e kaluar në stërvitje më bëjnë krenar dhe të lumtur që dhash çdo gjë që pata mundësi për skuadrën.

Faleminderit të gjithë atyre që na qëndruan afër mes vështirësive të mëdha që kaluam e poashtu faleminderit edhe Skifterave që ishin çdo herë krahë nesh.

Për të ardhmen time dhe sfidat e radhës do iu njoftoj shumë shpejtë. I juaji Ylli. /Gazeta Olle/

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Danimarkë

Çfarë goli, futbollistja e Panamasë me realizimin më spektakolar në Kampionatin Botëror (Video)