Yll Hoxha i kundërpërgjigjet Bernard Berishës

Super-sfida e kampionatit të Shqipërisë, Skënderbeu-Kukësi, ka nisur para kohe me deklaratat e kosovarëve të të dy skuadrave, që po mendojnë vetëm për fitore.

Pasi që Bernard Berisha i korçarëve u shpreh i bindur se Skënderbeu e fiton këtë ndeshje, ka ardhur reagimi i Yll Hoxhës së Kukësit.

“Kosovarët e Skënderbeut i kam shokë, por nesër do t’i mund dhe do t’iu marr tri pikët (qesh). Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat, pasi që Tirana humbi sot nga Laçi. Kemi shanse të mëdha për fitore dhe kam besim të madh që do të dalim me tri pikë”, deklaroi Hoxha për Gazetën Olle.

Skënderbeu-Kukësi fillon nesër (e hënë) prej orës 18:00. /Gazeta Olle