Yll Hoxha: Festa e Grecës ishte normale, Feronikeli lufton për Evropë

Bedri Greca u bë kryelajm i fundjavës pas “het-trikut” ndaj ish-klubit të tij, Gjilanit dhe festës para trajnerit Gentjan Mezani.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Greca “shkeli vijat” e profesionalizmit duke u tallur me Mezanin pas ndeshjes, përcjellë Gazeta Olle.

Festën e Grecës pas golave e konsideron normale një prej lojtarëve më të mirë të Feronikelit, Yll Hoxha.

“Mendoj që ishte në suaza të normales festimi i Grecës. Ishte më i motivuar sepse luajti ndaj ish-klubit, por kjo ishte normale”, deklaroi Hoxha në “2 me 1”.

“Feronikeli ka ndërtuar një skuadër të fortë. Do të luftojmë edhe këtë edicion për daljen në Evropë, ashtu si në vitet e kaluara”.

“Skuadra si Ballkani, Drita, Prishtina dhe Llapi janë shumë të forta. Pas pesë apo gjashtë xhirosh do të shohim forcën reale, pasi që disa skuadra e marrin formën më herët e disa më vonë”, shtoi Hoxha. /Gazeta Olle/

KUSH⁉️Muharrem Sahiti: Skuadra me futbollin më të bukur në Kosovë është… 🔝➡️ bit.ly/35S9Duh

Gepostet von Gazeta OLLE am Montag, 21. September 2020