Ylber Ramadani i shënon gjigantit danez, merr vlerësim të madh

Ylber Ramadani realizoi gol në sfidën ndaj Copenhagenit ku skuadra e tij Velje u mund me rezultatin 2-1.

Ai shënoi me një goditje nga jashtë zonës, ku topi shkoi në rrjetë edhe fal një devijimi.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare vlerësohet me notën 7,3 nga faqja e statistikave “Sofa Score”.

 

Ramadani i cili po kalon një moment të mirë në kampionatin danez është bërë vendimtar për ekipin e tij.

Ai është duke i dhënë edhe një “sinjal” teknikut të Kombëtares shqiptare Edi Reja për ta grumbulluar për sfidat e eliminatoreve të Kupës së Botës 2022.

Ramadani ka bërë karrierë në klube si Prishtina, Drita, Ferizaj e Partizani.