Ylber Maloku, përforcimi i radhës te Trepça ‘89

Trepça ’89 ka arritur të përforcohet edhe me një tjetër talent. Është Ylber Maloku që vjen nga Kosova e Vushtrrisë.

Lajmi konfirmohet nga Arsim Islami, zyrtar i klubit mitrovicas.

“Maloku edhe më parë ka qenë tek ne. Është mesfushor i talentuar dhe në moshë të re, 19-vjeçare”, tha Islami për GazetaOlle.com.

Maloku kishte kaluar nëpër gjeneratat e reja të 89-shit, kurse sezonin e fundit ishte tek Kosova e Vushtrrisë. Nga Vushtrria morën ditë më parë edhe Florent Hasanin.

Islami foli edhe për talentin e Prishtinës, Emir Sahitin, për të cilin tha se ende nuk është kryer marrëveshja me të. (Gazeta Olle)