Ylber Kastrati vazhdon me Gjilanin

Njëri ndër mbrojtësit më të mirë të Gjilanit, Ylber Kastrati ka vendosur që ta vazhdojë kontratën me këtë klub.

“Pasi biseduam me kryesinë e klubit, vendosa ta vazhdojë kontarën me Gjilanin. Kisha edhe dy oferta tjera, por vendosa që të luajë edhe në Superligë me Gjilanin. Ky është viti i shtatë me Gjilanin”, pohoi Kastrati për Gazetaolle.com.

Gjilani është njëra ndër skuadrat që ka bërë më së shumti afrime në këtë afat kalimtar.

kastrati