Futbollisti kosovar, Ylber Kastrati ka vendosur të largohet nga skena e futbollit vendor.
Largimi i tij nga SC Gjilani u njoftua në mesjavë para derbit me Dritën, ku ai u vlerësua me një organizim falënderues për kontributin e tij nga drejtuesit e klubit.
Mbrojtësi kosovar i cili u aktivizua për 15 vite te Gjilani ka vendosur që të largohet tërësisht nga shteti ynë.
Siç mëson GazetaBlic Sport, Kastrati ka vendosur që jetën e tij ta vazhdojë në Gjermani.
Ai do të bashkohet atje me familjen e tij dhe nuk do të luajë më në futbollin vendor.