Yjet që po vijnë në Superligë

Si çdo edicion të Superligës edhe këtë që është duke ardhur pritet të ketë emra të rinj që do të debutojnë. Gazetaolle.com ua sjell disa nga lojtarët që pritet të bëjnë ‘bum’ në Superligë.

Liridon Fetahaj

Sulmuesi më i mirë i Ligës së Parë duket i gatshëm tashmë për Superligë. Edhe pse në të kaluarën kishte oferta nga klubet e Superligës sikurse ajo e Prishtinës, Fetahaj nuk e ka lëshuar Lirinë dhe me këtë skuadër arriti në elitë. Fetahaj është i shpejtë dhe vrasës para portës. Do t’i fitojë shpejtë zemrat e tifozëve.

fetahaj

Mërgim Boshnjaku

Mesfushori anësor i Llapit, ishte ndër më meritorët që kjo skuadër siguroi Superligën. Ai erdhi nga Flamurtari në pranverë duke ia dhënë një shtysë ta madhe lojës së Llapit. I shpejtë dhe me një teknik të përsosur, Boshnjaku pritet tu sjellë probleme mbrotjeve të skuadrave të Superligës.

boshnjkau

Qëndrim Gashi

Edhe Qëndrim Gashi është një talent i dalë nga shkolla e futbollit të Lirisë. Së bashku me Fetahajn i ndihmuan prizrenasit të kthehen aty ku e kanë vendin. Gashi është i shpejtë dhe mund të luaj në disa pozicione. Ai di të shënoj edhe gola mjaftë mirë. Edhe ky pritet të bëhet hit në Superligë.

gashi

Zgjim Mustafa

Mesfushori 20 vjeqar i Gjilanit është njëri ndër lojtarët më me vizion në futbollin e Kosovës. Edhe pse i ri ai ka treguar si shumë mirë mund të bartë barrën e skuadrës duke e dërguar drejt sukseseve siç është ai i kthimit në Superligë. Ai ka kontroll të mirë të topit dhe shquhet për pasimet e sakta.

mustafa

Altin Merlaku

Edhe pse nënshkroi me Prishtinën, ai nuk u lejua nga Dukagjini që të kaloj te kjo skuadër. Ishte golashënuesi më i mirë në vjeshtë, ndërsa në pranverë pësoi paksa rënie, por kjo nuk i humb vlerat e tij. Merlaku pritet të kthehet në Superligën, nëse jo me Prishtinën me ndonjë skuadër tjerër, pasi që ka interesim të madh për të.

Merlaku