Yjet e Barcelonës reklamojnë lavatriçe dhe shporetë (Video)

Në mënyrë të pazakontë, superyjet e Barcelonës janë shfaqur në një reklamë të re – jo për veshje të brendshme, jo për veshje sportive – por për teknik të bardhë.

Të gjithë yjet e Barcelonës janë rreshtuar për të reklamuar produktet e reja në një video të shkurtër për kompaninë turke, Beko.

Leo Messi, Luis Suarez, Neymar, Andres Iniesta dhe Gerrard Pique janë shfaqur në këtë reklamë të pazakont për ta.

Katalanasit janë katër pikë para përcjellësit të parë, Real Madridit, në tabelën e La Ligas pas El Clasicos zhvilluar fundjavën e kaluar. /Telegrafi/