Yilmaz e ka një arsye speciale për t’i shënuar sonte gol Kosovës

Kosova sonte do të takohet me kombëtaren turke në kuadër të eliminatoreve për botërorin Rusia 2018.

Përfaqësuesja jonë zhvillon takimi e radhës së kualifikueseve në stadiumin shkodran “Loro Boriçi”.

E në mesin e lojtarëve aktivë të ekipin kombëtar turk golashënuesi më i mirë është Burak Yilmaz, transmeton Telegrafi.

yilmaz

Ky i fundit ka numrin e njëjtë të shënimeve, gjegjësisht ndan vendin e dytë me Tuncay Sanli me 22 gola.

Ndryshe, sulmuesi me më së shumti gola të realizuar është prishtinasi Hakan Sukur.

Ai në 112 paraqitje ka shënuar 41 gola.

Kosovë-Turqi zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:45.

Kosova futet në këtë ndeshje pas katër humbjeve radhazi.

kosova1