Yaya Toure drejt Romës

Yaya Toure mund të transferohet në Serie A, mirëpo jo te Interi. Lajmet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se Roma e ka nisur operacionin për transferimin e gjigantit në “Olimpico”.

Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, drejtori sportiv i kryeqytetasve, Walter Sabatini, shumë shpejtë do të udhëtojë drejt Anglisë për tu takuar personalisht me Touren, për ta bindur atë për tu transferuar në Romë.

Ky muaj besohet të jetë vendimtar për të ardhmen e Toures, i cili e ka të sigurt largimin nga Manchester City. /Gazeta Olle