Xhudistët nga Kosova ‘goditen’ në Rusi

Gjasat që xhudistët kosovarë ta përfaqësojnë vendin e tyre në kampionatin evropian kanë marrë një goditje të rëndë të mërkurën, një ditë para se Evropiani të nisë në Kazan të Rusisë.

Në short, që u tërhoq të mërkurën, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova janë paraqitur si xhudistë të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF). Kjo ndodhi për arsye politike – Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Në fakt, e mërkura nuk ishte ditë fare e zakonshme për xhudistët dhe drejtuesit e tyre. Dita e fundit para garave zakonisht për xhudistët shërben për pushim dhe për koncentrim për garë. Por të mërkurën xhudistët, trajneri i tyre Driton Kuka dhe kryetari i Federatës kosovare të xhudos, Agron Kuka, u morën me atë se si do të jetë mënyra e prezantimit të tyre.

Kohë më parë drejtuesit e xhudos kosovare ishin paralajmëruar për mundësinë që në Rusi t’iu lejohej të garonin për Kosovën. Një mundësi e tillë u paralajmërua nga selia e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).

Deri të martën gjërat shkonin në drejtimin që në shpinën e garuesve kosovarë të shkruante “KOS” në vend të “IJF”.