Xhoxhaj pëson humbje, por nuk koritet

Boksieri nga Kosova, Armend Xhoxhaj ka pësuar humbje ndaj ukrainasit Oleksandr Khyzhniak, në çerekfinale të Lojërave Evropiane “BAKU 2015”.

Meçi u zhvillua në kategorinë deri 81 kg.

Rezultati në fund ishte 2:1 për ukrainasin.

Xhoxhaj ishte mjaft luftarak dhe gjatë tërë kohës ndau grushte ndaj kundërshtarit, por në fund vendimi i gjyqtarëve i dha fitoren Khyzhniak.

Armendi tregoi se ka cilësi të larta dhe e pret e ardhme e ndritur, pavarësisht se nuk arriti të fitojë medalje. (Gazeta Olle)