‘Xhokeri’ i Zekirja Ramadanit: I kudondodhuri Leotrim Kryeziun që po e mban Prishtinë në hap për kreun

Prishtina po zhvillon lojë të bukur në muajt e fundit, ndërsa një lojtar që është si shumë i rëndësishëm për skuadrën bardhekaltër është edhe Leotrim Kryeziu.

Sulmuesi i ardhur si huazim nga Lugano, fillimisht nuk ishte në formën më të mirë fizike, por në muajt e fundit duke se ai e ka marr vetën.

Nën drejtimin e Zekirja Ramadanit, ai tashmë luan në çdo ndeshje, shkruan GazetaOlle.

Përparësi e tij është se ai luan në çdo pjesë të sulmit (qendër, majtas dhe djathtas), dukë bërë që të tjetër rreth tij tashmë të ndërrohen, por jo Kryeziu.

Deri në këtë moment ai ka shënuar katër gola në kampionat, por në secilën ndeshje është pothuajse më i miri.

Ai krijon shumë hapësirë, vrapon shumë dhe i bën që edhe të tjetër që luajnë rreth tij të japin më të mirën.

Kjo ka bërë që mungesa e Oto John të mos vërehet aspak te Prishtina, pasi edhe Alban Shillova, Endrit Krasniqi, Leonit Abazi dhe Gauthier Mankenda, me të po luajnë më mirë.

Zekirja Ramadani duket se e ka gjetur ‘xhokerin’ e tij dhe prej se Kryeziu luan, Prishtina ka vetëm rezultatet pozitive. /Gazeta Olle/