Xhiroja e fundit për vitin 2022 në Superligën e basketbollit

Nga dita e hënë deri të enjten do të zhvillohet xhiroja e 16-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll apo e fundit për vitin 2022.

Takimi i parë do të zhvillohet sonte mes Ponte Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e tetë humbje, kurse pejanët janë në vendin e parë me 11 fitore e tri humbje. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Therandë, pasi palestra në Prizren është në renovim.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Therandasit janë në formë shumë të mirë, duke regjistruar nëntë fitore radhazi pas katër humbjeve, kurse bardhekaltrit kanë dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa së fundi fituan edhe Superkupën e Kosovës, andaj pritet një sfidë shumë interesante të mërkurën në Therandë.

Takim shumë i rëndësishëm do të zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Rahovecit. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e nëntë humbje, kurse Vreshtarët dy fitore e 12 humbje, prandaj pritet një duel jetik mes këtyre dy skuadrave, që duan të mbesin pjesë e elitës.

Trepça do të ndeshet me rivalin e vjetër, Bashkimin. ‘Xehetarët’ kanë tetë fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit pesë fitore e dhjetë humbje.


Prince Caffe Superliga – Java 16

E hënë

19:00 Ponte Prizreni – Peja

E mërkurë

18:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

E enjte

19:00 Vëllaznimi – Rahoveci

19:00 Trepça – Bashkimi

Amir Rrahmani merr një lajm të mirë për festat e fundvitit

Depay afër largimit nga Barcelona, pritet të transferohet te skuadra ku luan ylli kosovar