Xhiro e fundit në stinorin vjeshtor në Albi Mall Superligë, sot luhen tre sfida

Po i vije fundi stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme (e shtune).

Dueli kryesor i ditës së sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqir i Malishevës.

Pritet një përballje e zjarrtë me Dritën që është futur në seri të fitoreve me trajnerin e ri dhe kërkon tre pikët e radhës për tu afruar edhe më shumë në tabelë me Ballkanin.

Edhe Malisheva ka dy fitore radhazi dhe synon që të shkaktojë befasi në Gjilan.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që është nikoqir i Gjilanit.

Të dy skuadrat në këtë duel vijnë pas humbjeve javën e kaluar dhe kërkojnë këndelljen për tu ngjitur në tabelë.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, ku Fushë Kosova përballet me Feronikelin ’74.

Të tre sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Gazeta Olle/

Kjo është shifra që fituan katër klubet e Kosovës nga UEFA për garat ndërkombëtare këtë sezon

Përballja e katërshes së madhe në xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll