Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së tetë që janë në program për t’u zhvilluar.
Në fakt do të zhvillohen ndeshjet në tre ditë të ndryshme, nga e premtja në të diel.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Ferizaj, ku Ferizaj përballet me Dukagjinin e Klinës të premten me fillim nga ora 15:00.
Të shtunën në program janë dy super ndeshje, me vëmendjen në derbin e Gjilanit, ku Drita është nikoqire e Gjilanit.
Po këtë ditë Prishtina para adhuruesve të vet është nikoqir i Feronikelit ’74.
Ndërkohë të dielën luhet një tjetër derbi, pasi Llapi pret Ballkanin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Në Suharekë, Suhareka do të përballet me Malishevën. /Gazeta Olle/