Xhiro e 32-të e Superligës së Kosovës fillon sot me dy ndeshje në program, vëmendja kryesore në “Fadil Vokrri”

Superliga e Kosovës sot dhe nesër zhvillon xhiron e 32-të të saj.

Për ditën e sotme në program janë dy ndeshje interesante, shkruan Gazeta Olle.

Dueli kryesor zhvillohet në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina e pret Dukagjinin.

Dy skuadrat janë në luftë për t’i ikur pozitës së barazhit dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet mes Ulpianës dhe Gjilanit, me dy skuadrat që tanimë thuajse janë pa objektiva.

Lipjanasit vetëm ndonjë mrekulli i mbanë në ligë, derisa Gjilani e ka të sigurt daljen në Evropë.

/Gazeta Olle/ 

Legjenda e tenisit dënohet me dy vjet e gjysmë burgim

Pse Drogban nuk e votoi as fshati i tij për president të federatës së futbollit? Zbulohet arsyeja