Xhiro e 15-të fillon sot në volejbollin kosovar

 

Pas një fundjave të ngjeshur me garat e Ligës Gjergj Kastrioti, në mesjavë është planifikuar rikthimi në aksion i ekipeve të garës elite, Raiffeisen Superligës A, te djemtë dhe vajzat.
Në konkurencën e djemve xhiro e 15-të i sjell dy ndeshje të mërkurën , kurse një të enjten.

Duelet e së mërkurës hapen me takimin mes Ferizajt e Golden Eagle Therandës, nga ora 17:00, kurse derbi i javës zhvillohet mes Skënderbeut e Dritës në 19:00h.

Xhiroja e 15-të te djemtë mbyllet me duelin e vetëm të së enjtes, mes Ulpianës e Pejës, që fillon në orën 19:00.

Te vajzat, poashtu zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të në Raiffeisen Superligën A.

Pasi në fundjavë ishte zhvilluar takimi mes Fushë Kosovës e Skenderajt (3-1), të enjten luhen dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.

Prishtina 75 ndeshet me Fer Volley nga ora 17:00, kurse dy orë më vonë fillon ndeshja mes Dritës e Kastriotit.

Kupa e Kosovës rikthehet në aksion me dy super takime sot, vëmendja në Klinë dhe Lipjan

Liga e Kampionve vazhdon me dy ndeshje fantastike, City dhe Real Madrid kërkojnë kualifikimin